“Për Serbinë është fitore e madhe diplomatike dhe sukses fakti që Kosova ka hequr dorë për anëtarësim në UNESCO. Kjo tregon se sa vendi ynë është përforcuar për dy vjet në pozicionin e politikës së jashtme”, ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, transmeton Koha.net.
"Dëshiroj të falënderoj të gjitha vendet që para dy vjetësh votuan kundër pranimit të Kosovës në UNESCO si dhe të gjithë njerëzit në UNESCO që kësaj radhe treguan se Kosova nuk ka shans të fitojë në votime ashtu që ajo në fund hoqi dorë nga kandidatura”, citon “novosti” të ketë thënë Daçiq në Paris në seancën e 39 –të të Asamblesë së Përgjithshme të konferencës së UNESCO-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo