Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hajdari: Dhunimet gjatë luftës ishin pjesë e strategjisë për spastrim etnik, nën hetim 23 raste 

Prokurorja Drita Hajdari, shefe e Departamentit për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në “Puls” të KTV-së ka thënë se kur bëhet fjalë për dhunimet seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, nën hetim janë 23 raste.

“Këto dhunime janë kryer në mënyrë sistematike, si pjesë e strategjisë të armikut për spastrim etnik, për pushtim të territorit, për poshtërimin dhe urrejtjen ndaj gruas. Këto gra janë dhunuar në prezencën e familjarëve të tyre të fëmijëve dhe burrave të tyre”, ka thënë Hajdari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas saj, këto përdhunime janë kryer në grupe që pikërisht tregon se ishte pjesë e strategjisë së armikut për spastrimin etnik.

“Kam dëgjuar rrëfime të llahtarshme të këtyre zonjave që jemi duke hetuar për krime lufte. Prandaj duhet të raportohen këto raste, kur dihet se ky numër sipas OJQ-ve është rreth 20 mijë, por ka hezitime sepse përjetimet janë të llahtarshme”, ka thënë ajo. “Unë jam duke i hetuar shumë pista, jo vetëm kryesit pra dhunuesit por edhe përgjegjësia komanduese në ushtrinë dhe policinë serbe në kohën e caktuar sepse mendoj se është shumë e rëndësishme edhe përgjegjësia komanduese”.