Shqip, gjermanisht e anglisht është folur në seancën e së mërkurës në rastin e njohur si “MTPT”, e për përkthim ka qenë i angazhuar edhe gjyqtari i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Warner Kannenberg, raporton KTV .
Dëshmitari i Prokurorisë, juristi gjerman Klaus Goth, i specializuar në fushën e prokurimit, ka thënë të ketë hasur në parregullsi, në procesin e prokurimit që sipas tij, ngrenë dyshime për manipulim çmimesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka përmendur një rrugë me gjatësi prej 2 kilometrash, ku pasi kishin konkurruar 11 kompani, 3 kishin mbetur në garë, e njëra prej tyre, kishte ofruar zbritje dhe kështu kishte dalë si ofertuesi më i lirë.
Megjithatë, konstatime të tilla të dëshmitarit Goth nuk janë mirëpritur nga mbrojtja. Përveç avokatit Florent Latifaj, pyetje për dëshmitarin ka pasur edhe i akuzuari Nexhat Krasniqi.