Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli pritet nga homologu i Maltës Abela, pajtohen për Forum Ekonomik në mes dy vendeve

Në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në Maltë, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, u prit në një takim të veçantë edhe nga ministri i Jashtëm dhe Promovimit të Tregtisë së Maltës, Carmelo Abela, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Pacolli fillimisht e ka falënderuar homologun e tij për pritjen, mbështetjen e palëkundur dhe të gjithanshme nga ky shtet, ndërkohë që ka kërkuar që mbështetja e njëjtë të vazhdojë edhe më tutje, në veçanti në lidhje me prioritetet strategjike të Kosovës siç është anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tutje thuhet se Ministri i Jashtëm i përcolli edhe ftesën për të vizituar Kosovën ministrit Abela, gjë e cila është pranuar me kënaqësi. Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, Ministri Abela, do të shoqërohet me biznese nga Malta, në mënyrë që të organizohet një Forum Ekonomik në mes dy vendeve respektive.

Gjatë takimit, Abela ka rikonfirmuar qëndrimin se Malta do të vazhdojë që ta mbështesë Kosovën në lidhje me anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare, procesin e integrimit në strukturat evro-atlantike, përfshirë mbështetjen për liberalizimin e vizave dhe se Malta është e hapur për të shikuar rrugët dhe mundësitë, që shpijnë drejt thellimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Ekonomia e shtetit të Maltës është rritur 5 për qind gjatë vitit 2016, duke u vlerësuar si ekonomia me shpejtësinë më të madhe të rritjes brenda Bashkimit Evropian. Të hyrat për kohë banori në këtë shtet llogaritet të jenë rreth 39 mijë dollarë në vit.