Sot në orët e hershme të mëngjesit është plagosur avokati Azem Vllasi. Rastin Policia e ka cilësuar si tentim vrasje.
Vllasi ka marrë trajtimin e duhur në QKUK, ndërsa është konstatuar se plaga nuk ka qenë e rrezikshme për jetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës, me të marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, ka dalë në vend të ngjarjes ku ka konstatuar se ka të bëjë me rast të cilësuar si vrasje në tentativë, ndërkaq, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me AKI-në, ka bërë lokalizimin e personave të dyshuar.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, lidhur me rastin në fjalë deri tani janë arrestuar dy persona të dyshuar, ku njëri prej tyre M. J. (1956) dyshohet se është kryerësi i kësaj vepre, ndërsa personi i dyshuari i dytë është A. LL. (1964)”, ka deklaruar Policia në komunikatën për media, raporton Koha.net.
Me këtë rast, Policia po ashtu ka arritur ta gjejë edhe armën (revole), e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast (së bashku me shurdhues), e cila është sekuestruar si provë materiale.
Ndërkaq, jozyrtarisht merret vesh se personat e arrestuar janë Murat Jashari, vëllai i komandant “Kumanovës”, dhe Avni Llumnica.
Arsyet e këtij sulmi ende mbesin të paqarta, pasi që vetë Vllasi ka deklaruar se nuk e ka njohur sulmuesin dhe se me askënd nuk ka pasur ndonjë mosmarrëveshje të çfarëdo karakteri, aq më pak me profesionin që ushtron – avokaturën.
Kujtojmë se ditë më parë është hedhur në treg libri “Kosova: Fillimi që nuk harrohet”, i shkruar nga Azem Vllasi, e i botuar nga “Botimet KOHA”. Me vetë titullin ai thotë se zhbërja e Jugosllavisë ka nisur në Kosovë, e jo gjetiu siç pretendohet. Në të, si një dëshmitar e protagonist i historisë nëpër të cilën rrugëtoi Kosova gjatë dekadave, që mbërthejnë vitet e moshës e të karrierës së tij politike, Vllasi më së paku flet për veten e më shumë për dramën që e përjetoi Kosova nën regjimin serb e nga sundimtarët serbë.
Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, drejtoresha ekzekutive e “Grupit KOHA”, Flaka Surroi, sulmin ndaj avokatit Vllasi e ka ndërlidhur në njëfarë forme pikërisht me këtë libër.
“Sot vonë kuptova për tentativën për t’ia shuar jetën Azem Vllasit. Nëse arsyeja qenka libri që doli para pak kohësh nga Botimet KOHA, atëherë kjo dëshmon edhe njëherë se sa e lirë është jeta në Kosovë. Nëse dikujt nuk i pëlqen se ç’thuhet në libër, le ta kundërargumentojë me fjalë, e jo me plumba”, ka komentuar Surroi, raporton Koha.net.
Ndër të tjera në librin e tij Vllasi tregon se demonstratat e vitit 1981 patën ndikim negativ për zhvillimet politike në Kosovë në kohën kur ndodhen, sepse ngadalësuan proceset dhe dinamikën e ecjes përpara të vendit, duke i shkuar në atë kohë përshtati Beogradit, që po bënte çmos për të kthyer Kosovën e shqiptarët në kohën kur këtu bënte çfarë donte – keqtrajtonte, asimilonte e i dëbonte shqiptarët për në Turqi. Por, ai vlerëson ndikimin pozitiv në periudha të mëvonshme të këtyre demonstratave për zhvillimet që çuan deri në rezistencën e armatosur dhe çlirimin e vendit.
Tutje, Vllasi në libër, për grupet marksiste-leniniste thotë të kenë krijuar një imazh të keq ndër miqtë në perëndim. Po ashtu mbron qëndrimin se modeli i preferuar i këtyre grupeve për një Kosovë sipas Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe të shoqërisë sipas ideologjisë së Partisë së Punës kanë qenë të pakuptimta dhe të dëmshme, raporton Oha.net.
Ai jo vetëm që nuk e mohon rolin e demonstratave dhe të UÇK-së për shpejtimin e rrugës së Kosovës që çuan në pavarësi, por i konsideron vendimtare. Ishte edhe vetë në ekipin e Adem Demaçit, që përfaqësonin UÇK-në.
Si ish-funksionar i lartë në kohën e ish-Jugosllavisë, Azem Vllasi, në librin e tij rrëfen histori e ngjarje që lidhen me Josip Broz Titon, për të cilin shprehet se ishte mirëkuptues për kërkesat e shqiptarëve.
Vllasi ishte po ashtu viktimë e politikave të Sllobodan Millosheviqit, me urdhrin e të cilit ai u mbajt me muaj në burg dhe ndaj të cilit u zhvillua një gjykim, që pati jehonë në gjithë botën. Në atë periudhë, pra në kohën e sundimit të egër të Millosheviqit, Vllasi mbajti anën e duhur, sikundër edhe pas luftës.
Që para luftës dhe pas saj, ai ka ushtruar profesionin e avokatit, e po ashtu ka qenë dhe edhe aktualisht është këshilltar i zyrtarëve të lartë të vendit, si një njohës i padiskutueshëm i politikave serbe.
Vllasi mund të jetë sulmuar për shkak të librit... by kohanet