Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me drejtorin rajonal të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial.
Vial ishte i shoqëruar nga Agim Gashi, shef i misionit të KNKK-së në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj me Vialin bisedoi për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj.
I pari i qeverisë e ka falënderuar Vialin për angazhimin e KNKK-së në hulumtimin dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve të luftës në Kosovë.