Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sulmohet me duar dhe shufra metalike punëtori i KEDS-it në Prizren

Të hënën rreth orës 14:20 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë e për një sulm ndaj një punëtori të KEDS-it.

Policia thotë se sulmi ka ndodhur në oborrin e një shtëpie në rrugën “Janina”, ku dy punëtorë të KEDS-it ishin duke i kontrolluar njehsorët elektrikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata, sipas PK-së, janë penguar në punën e tyre dhe për më tepër “njëri nga ta është sulmuar fizikisht me duar dhe me një shufër metalike”.

“Punëtori ka kërkuar trajtim në emergjencë ndërkaq policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është ndalur nën masën e arrestit policor”, ka bërë me dije Policia e Kosovës.