Planet për të zgjatur mandatin e misionit të paqeruajtësve zviceran në Kosovë deri më 2020, duke ulur numrin e trupave, ka fituar aprovimin fillestar nga parlamenti i shtetit të Zvicrës.
Senati qartazi ka aprovuar propozimin qeveritar për zgjatje të misionit edhe për tre vjet dhe gradualisht të limitojë trupat në 165 pjesëtarë nga 235 sa ka tani, raporton “SwissInfo”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhoma tjetër e parlamentit, Dhoma e Përfaqësuesve, pritet të diskutojë projektligjin, transmeton Koha.net.
Shumica e deputetëve të hënën kanë theksuar rëndësinë e paqeruajtësve ndërkombëtarë të NATO-s për të stabilizuar rajonin e Ballkanit, Kosovën, e cila u nda nga Serbia përfundimisht më 2008, kur edhe shpalli pavarësinë.
Ministri i Mbrojtjes së Zvicrës, Guy Parmelin, ka thënë se trupat zvicerane kanë luajtur rol qenësor në transport dhe inxhinieri për misionin ndërkombëtar. “Stabiliteti dhe siguria në Evropën juglindore janë po ashtu në interes të Zvicrës”, ka thënë Parmelin.
“SwissInfo” shkruan se Zvicra është vendi ku jeton diaspora më e madhe kosovare në Evropë që kur konflikti ka nisur afër 20 vjet më parë, transmeton Koha.net.
Kritikët thonë se misioni është shumë i kushtueshëm dhe koftra-produktiv.