Në Himarë ka nisur prej ditës së djeshme prishja e ndërtimeve, me qëllim realizimin e planit të ri urbanistik.
Kjo gjë ka sjellë protestat e banorëve, por edhe reagime të ashpra nga Greqia, e cila pretendon se po bëhet gjenocid.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë atmosferë, raportohet se Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos do të zhvillojë një takim me kryeministrin grek, Aleksis Cipras.
Takimi do të mbahet në mesditë, në pallatin kryeministror të Athinës “Maximos”.
Në këtë takim do të diskutohet edhe për çështjen e pronës në Himarë dhe tensionet mes Tiranës dhe Athinës.
Kujtojmë që Greqia ka kërcënuar shpesh Shqipërinë me pengimin e saj në BE, nëse nuk e zgjidh çështjen e pronave.
Janullatos ndodhet në Greqi si pjesëmarrjes në “Konferencën e Dytë Ndërkombëtare të Fesë, Pluralizmit Kulturor dhe Bashkekzistencës Paqësore në Lindjen e Mesme”, organizuar nga Ministria e Jashtme greke.