Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti i Shqipërisë dekreton lirimin e ish-kreut të dorëhequr të SHISH-it

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka hedhur firmën e parë pas lëvizjeve në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe vetem pak ditë pasi Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen nga detyra që mbante prej 5 vitesh në krye të SHISH.

Presidenti Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, z. Visho Ajazi Lika. Ndërkohë që nuk ka ende të dhëna për dekretimin e kreut të ri të SHISH, detyrë për të cilën kryeministri Rama propozoi Helidon Bendon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kreu i SHISH dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Visho Ajazi Lika u emërua në postin delikat 5 vite më parë, në gusht të 2012-ës, por ligji përcakton se mandati i drejtorit të Shërbimit Informativ është i pakufizuar, duke lënë vetëm dy opsione për largimin e tij: ose me vendimmarrje personale të drejtorit të SHISH-it, ose me konsensus Kryeministri-Presidencë.

Kryeministri ka qenë mesditën e të hënës për rreth 30 minuta në zyrën e Presidentit, ku ka paraqitur si propozim për emërimin në këtë detyrë të zëvendës drejtorit aktual Helidon Bendo, i cili punon prej 21 vjetësh pranë Shërbimit.

Ligji i jep kompetencë presidentit për të refuzuar propozimin e Kryeministrit për emrin e Shefit të Shërbimit Sekret, nëse nuk kanë konsensus. Propozimi i Helidon Bendos, siç pohojnë për Top Channel jozyrtarisht burime të larta qeveritare, nuk ka shkuar në tavolinën e metës përmes një negociate mes kreut të Qeverisë dhe Presidentit.

Për emërimin e kreut të ri të SHISH, Presidenti Meta deklaroi një ditë më parë se do ta shqyrtohet kandidaturën pa u ngutur.