Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqiptarët në veri të Mitrovicës ndihen të pambrojtur, akuzojnë Bahtirin

Përfaqësuesit e organizatës “Këshilli i Veriut”, kanë shprehur sërish shqetësimin e tyre në lidhje me gjendjen e sigurisë në atë pjesë të vendit, duke u thirrur në raportet e policisë për sulmet ndaj shqiptarëve dhe shkatërrimin e pronave të tyre që kanë ndodhur kohën e fundit.

Ata gjatë një konference për media, sot në Lagjen ‘Kroi i Vitakut’, në veri të Mitrovicës, përveç çështjes së sigurisë kanë përmendur edhe probleme tjera me të cilat po ballafaqohen, siç janë rindërtimi i shtëpive në veri, kthimi i shqiptarëve në banesat e tyre të uzurpuara, kompensimi për 18 vite për ‘refugjatët’ nga veriu të cilët paguajnë qira në jug, si dhe kthimin e pakusht të punëtorëve shqiptarë në institucionet publike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesit e kësaj organizate kanë akuzuar drejtpërdrejt kryetarin në ikje të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për mosinteresim total për shqiptarët e asaj pjese, ndërsa kërkuan debat publik me të për të gjitha çështjet që ju përkasin atyre

Nazmi Ismajli, kryetar i organizatës ‘Këshillit të Veriut’, akuzoi kryetarin në ikje Agim Bahtiri për deklaratat e pavërteta të tij rreth situatës së përgjithshme në veri dhe gjendjes së banorëve shqiptarë në atë pjesë.

“Nga viti 2008 deri më 2013 janë ndërtuar rreth 240 shtëpi, janë renovuar disa banesa, janë ndërtuar shumë rrugë, kanalizime, ndriçime publike, ujësjellës, si dhe janë përkrahur banorët me qira, bursa, udhëtime pa pagesë. Kurse me ardhjen e Agim Bahtirit në pushtet, banorët shqiptarë të veriut kanë mbetur në terr…Këshilli i Veriut është i gatshëm të dal në debat publik me Agim Bahtirin kurdo dhe kudo që ai dëshiron. Agim, merri lexoj raportet e policisë se sa shqiptarë janë rrahur kohën e fundit dhe sa prona të tyre janë dëmtuar, ndërsa ti del publikisht dhe flet për siguri të plotë në veri. Agim të lutemi mos luaj me ndjenjat e qytetarëve të veriut të cilët po vuajnë tash e 18 vite”, ka thënë Ismajli.