Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Raport i KTV-së nga protesta e sotme të banorëve të Hades

Me mjetet e tyre bujqësore, banorë të fshatit Hade, bllokuan hyrjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Të gjithë, në mënyrë të organizuar, me pankarta në duar, kërkuan dislokim të menjëhershëm nga ajo zonë, që, sipas tyre, nuk ka kushte për banim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ragip Grajqevci, banor i këtij fshati, ka thënë se kërkojnë ndaljen e zhvendosjes së dhunshme dhe fillimin e zhvendosjes së rregullt të banorëve.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria të ndërmarrin masa adekuate ndaj banorëve të fshatit Hade, sepse gjendja e këtyre banorëve është alarmante.

Nëse nuk bëhet zgjidhje për banorët e pjesës së mbetur në Hade, herën tjetër protestat do të jenë më të ashpra.

Disa nga përfaqësuesit e fshatit, shkuan në zyrën e ministrit Ferat Shala, që të takoheshin me të. Mirëpo, takimi zgjati vetëm 5 minuta, pasi ministri nuk ishte aty.

Bajram Kadriu, zyrtar për media në këtë ministri, ka thënë se ministri Ferat Shala, është në udhëtim zyrtar dhe për këtë arsye kjo ministri ka caktuar kryeinspektorin për bashkëbisedim, mirëpo tre përfaqësuesit e protestuesve bojkotuan takimin.