Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj: Luftëtarët serbë në Ukrainë, dëshmi e pjesëmarrjes së Serbisë në luftën e Rusisë për destabilizim të Europës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Twitter sot, ka bërë të ditur se një numër i madh i trupave paramilitare të Serbisë janë duke luftuar në Ukrainë.

Faktin e pjesëmarrjes në numër të madh të grupeve të organizuara paramilitare serbe në luftimet në Ukrainë, Hoxhaj e konsideron si edhe një dëshmi që Serbia është pjesëmarrës aktiv i luftës hibride të Rusisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Numri i madh i paramilitarëve serbë që po luftojnë në Ukrainë është një dëshmi tjetër se Serbia është pjesëmarrëse aktive në luftën hibride të Rusisë”, ka shkruar Hoxhaj.

Për këtë fakt ka reaguar edhe Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandrovych. Ai ka thënë se ajo që serbët po bëjnë në Ukrainë, cilësohet si faktikisht si terrorizëm, transmeton Koha.net.

Aleksandrovych, në një intervistë dhënë “Balkaninsight” ka theksuar se e ka ngritur këtë cështje disa herë në qeverinë e Serbisë, si dhe ka bërë presion tek shteti serb që të ndërmarrin masa, mirëpo Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë hap të vetëm, për shkak të raporteve të ngushta miqësore me Rusinë.

“Asnjë serb nuk është dënuar siç parasheh ligji për ndalimin e pjesëmarrjen në luftërat e huaja. E ftoj qeverinë e Serbisë që t’i përgënjeshtrojë fjalët e mia me fakte”, ka thënë ambasadori ukrainas.

Ambasadori ukrainas ka shkuar edhe më larg duke thënë se Rusia po i trajnon këta mercenarë serbë për të vrarë ukrainasit. Më tutje, Aleksandrovych ka thënë se Rusisë nuk i intereson fati i Serbisë, dhe se Serbinë po e përdorin vetëm për ta destabilizuar Evropën.