Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për implikimin e ministrit Nenad Rikallo në krime lufte.
Disa banorë të lagjes “Dardania” të Prishtinës akuzuan ministrin e Bujqësisë, Rikallo se në periudhën e luftës kishte keqtrajtuar ata, por në bazë të rezultatit të hetimit preliminar, Prokuroria Speciale nuk ka gjetur prova ndaj tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se në bazë të raportimeve të mediave lidhur me pohimin e disa qytetarëve nga lagja “Dardania” në Prishtinë, për keqtrajtimet nga ministri i bujqësisë, Nenad Rikalo gjatë luftës në Kosovë, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave të nevojshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“Në bazë të rezultatit të hetimit preliminar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për ekzistimin e veprës penale për krime lufte. Në rast paraqitjes eventuale të provave të reja prokuroria mund të hapë një hetim të ri”.