Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demolli beson se Thaçi është koordinuar me partnerët kyçë për themelimin e ushtrisë

Pavarësisht se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk pranohen hapat e njëanshëm për formimin e ushtrisë, ministri i FSK-së Haki Demolli, thotë se nuk ka kundërshtime nga ndërkombëtarët.

Ministri Demolli, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Kosovapress, tha se me të marrë draftin, ka angazhuar dy grupet punuese, të cilat kanë modifikuar dhe kanë dhënë mendim për secilin nen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, projektligji me opinione dhe modifikime do t’i kthehet Qeverisë së Kosovës po në të njëjtën ditë.

Ministri ka theksuar se iniciatori i ligjit, respektivisht presidenti i shtetit, ka deklaruar publikisht që çdo veprim që ka ndërmarrë është në koordinim dhe bashkërendim me faktorin ndërkombëtar, andaj ky fakt e bën të besojë se ky koordinim me të vërtetë ekziston.

Demolli tha se do ta përkrahin projektligjin bashkë me grupin Parlamentar të LDK-së.

Më 7 mars, presidenti Hashim Thaçi, dorëzoi në Kuvend projektligjin për mandat të ri për FSK-në.

Qeveria e Kosovës të premten bëri të ditur se me të marrë ligjin e ka dorëzuar atë te tri ministritë përkatëse, asaj të FSK-së, Ministrisë së Integrimeve dhe asaj të Financave për të marrë opinionet e tyre para se ai të kthehet në Kuvend.