Në fazën e përgatitjes së draft-dokumentit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për financimin e partive politike, përkatësisht pjesën ku rregullon raportimin dhe auditimin e pasqyrave financiare të subjekteve politike, Bashkimi Evropian ka dhënë sugjerimet, duke e kundërshtuar kështu propozimin që partitë politike t’i përzgjedhin vetë auditorët e tyre, shkruan sot Koha Ditore.
Në një diskutim të organizuar nga organizata “Demokracia Plus”, zyrtari për Politika i Zyrës së BE-së në Kosovë, ka deklaruar se cilido mekanizëm institucional që merr përgjegjësinë e auditimit të financave të partive politike, duhet të jetë i pavarur dhe imun nga presioni politik. Si i tillë, propozimi i ekipit punues që auditorët t’i zgjedhin partitë politike, ka thënë se dështon t’i plotësojë këto standarde.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.