Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ker-Lindsay: Ekspertët mendojnë se njohja nuk mund të tërhiqet

Profesori James Ker- Lindsay thotë se hapi i Surinamit nuk paraqet “anulim të njohjes së Kosovës” por “njohje të sovranitetit ë Serbisë ndaj Kosovës".

"Kjo, nëse konfirmohet, është gjë e madhe. Serbia po thotë se Surinami e ka tërhequr njohjen e Kosovës. Teknikisht, në pyetje është njohja e Serbisë ndaj Kosovës. Ekspertët mendojnë se njohja nuk mund të tërhiqet, por mundet që ndonjë shtet të shprehë sovranitetin ndaj një territori", thotë Lindsay.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Profesori britanik, i cili merret me Ballkanin, në Twitter ka shkruar se çështja e njohjes është “çështje politike e jo çështje juridike".

Ai ka përkujtuar se në rastin e Kosovës është thirrur në të drejtën ndërkombëtare.