Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamza paralajmëron ngritje pagash në sektorin publik nga 1 janari

Bedri Hamza, ministër i financave në koalicionin e madh qeverisës, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka thënë se nga 1 janari do të ketë ngritje pagash për sektorin publik.

“Edhe kësaj radhe do të rriten pagat. Prej 1 janarit të vitit 2018 do të ketë rritje të pagave për të gjithë punëtorët që paguhen prej buxhetit të Kosovës, edhe në nivel qendror edhe në nivel lokal. Kjo rritje do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike. Po bëhet fjalë për një rritje deri 4% por rritja brenda mandatit ligjërisht mund të shkoj edhe 20% e tutje”, ka thënë ministri Hamza.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sa i përket vitit 2018, ëshë në dakordim me FMN-në, ndërsa për vitet në vijim do të shikojmë si do të shkoj rritja ekonomike, pra janë cështje të cilat do të diskutohen karshi buxhetit të vitit 2019”, ka thënë ai.