Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamza renditjen e Kosovës në të bërit biznes e quan sukses të institucioneve

Banka Botërore sot renditi Kosovën në vendin e 40-të për të bërit biznes. Kjo nënkupton se vendi është ndër shtetet reformatore në botë.

Për këtë rezultat, menjëherë pas publikimit, Avdullah Hoti e Hikmete Bajrami dolën në një konferencë për shtyp duke thënë se meritat i takojnë punës së tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë e kundërshtoi ministri i Financave, Bedri Hamza në një intervistë për Rubikon të KTV-së. Ai ka thënë se meritat nuk mund t’i takojnë vetëm një ose dy personave pasi për këtë kanë punuar shumë institucioneve.

“Kjo është meritë e shumë institucioneve, janë shumë faktorë, meritë e të gjithë atyre që kanë punuar, ky ritëm dhe punët e mira duhet të vazhdojnë. S’mund ta marrin meritën një ose dy persona”, ka thënë ai.