Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV akuzon PDK-në për uzurpim të zyrave të saj në Kuvend

Vazhdon përplasja ndërmjet Vetëvendosjes e PDK-së për zyrat në Kuvendin e Kosovës, raporton KTV .

Megjithëse ishte thënë se PDK-ja ishte pajtuar që t’i lëshonte zyrat e Grupit Parlamentar Vetëvendosjes, një muaj e gjysmë pas konfirmimit PDK-ja vazhdon të mbetet në zyrat ku ka qenë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëvendosje këtë po e quan uzurpim nga PDK-ja.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i është drejtuar me një shkresë Komisionit për Legjislacion nga i cili kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohet me urgjencë në këtë komision.

Vetëvendosje rikujton që në 2008-ën pikërisht PDK-ja si partia më e madhe, e kishte larguar atëkohë LDK-në nga këto zyra.

Haxhiu, madje, thotë se PDK-ja po ushtron presion edhe karshi sekretarisë së Kuvendit për këtë çështje.

KTV -ja ka pyetur edhe zyrtarët e PDK-së, por nuk kanë dashur të flasin duke thënë se kjo çështje i takon Kryesisë.

Ndërkohë, pyetje i janë dërguar edhe sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi, por as ai nuk i është përgjigjur interesimit të KTV-së.

Nga zgjedhjet e fundit, Vetëvendosje në Kuvend doli partia më e madhe me 32 deputetë, e dyta mbetet LDK-ja me 27 deputetë, derisa e treta PDK-ja me 24 deputetë.