Lidhjes me Kosovën, pas 8 vjetësh, i ka ardhur fundi për Ulrike Lunaçekun, por vetëm në rrafshin profesional, raporton KTV .
Ish-deputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka pasur porosi të qarta për kryeministrin Ramush Haradinaj, që të sigurohen 2/3 e votave në parlament për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrethanat e tanishme janë në favor të Kosovës, tha Lunaçek, por jo për një kohë të gjatë, dhe për më tepër, sipas saj, ka pasur progres në përmbushjen e kriterit për luftë kundër krimit të organizuar e korrupsionit.
Lunaçek përmendi se nga viti 2012, liderët kosovarë e kanë pasur të qartë kushtin për demarkacionin, derisa i është kundërpërgjigjur presidentit Thaçi për akuzat e tij të fundit ndaj BE-së, se e kanë futur në kurth Kosovën me kushtin për demarkacionin.
Ajo ka rikujtuar se ishte vet Thaçi, atëherë ministër i Jashtëm, që e kishte nënshkruar marrëveshjen dhe, sipas Lunaçekut, ai do të duhej të sigurohej se i kishte votat e mjaftueshme në kuvend për ratifikim.
Lunaçek ka folur edhe për dialogun me Serbinë, që sipas saj, do ta njohë Republikën e Kosovës para hyrjes në BE dhe, sipas saj, kjo është bindja e shumicës së anëtarëve të Parlamentit Evropian. Në këtë konferencë për media, Lunaçek ka qenë e shoqëruar nga raportuesi i ri për Kosovën, eurodeputeti Igor Soltes.