Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” po shënohet me aktivitete të ndryshme

Në kuadër të aktiviteteve të shumta që po mbahen për të shënuar ”Javën për të drejtat e viktimave të krimit”, me moton: “Kompensimi i viktimave- e drejtë, satisfaksion dhe hap drejt rehabilitimit” është mbajtur konferencë dyditore nacionale. Konferenca ka filluar punimet ditën e djeshme dhe ka përfunduar sot, njofton kumtesa prokuroriale , transmeton Koha.net.

Nga punimet e konferencës, të cilat përfunduan sot janë identifikuar një numër i çështjeve, për të cilat si shoqëri në përgjithësi dhe në veçanti si sistem i drejtësisë duhet të punohet më shumë për ta arritur objektivin që viktimat të kenë qasje të barabartë dhe trajtimin e duhur në drejtësi dhe që njëkohësisht të mundësohet kompensimi sipas ligjit që tani ka filluar të implementohet dhe ato të rimëkëmbën më lehtë nga vuajtjet e përjetuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rekomandimet konkrete të dala nga punimet dyditore të konferencës janë si në vijim:

· Kompensimi i viktimave -Rekomandohet që në veçanti prokurorët dhe gjyqtarët me rastin e vendosjes së këtyre rasteve, të kenë kujdes të veçantë sidomos kur kemi të bëjmë me viktima të krimeve të dhunshme të cilat janë paraparë me ligj të kompensohen dhe të realizojnë të drejtat e tyre.

· Rastet e ndryshme kur viktima ndërron deklaratën - Kërkohet që palët e përfshira në proces dhe institucionet e sundimit të ligjit e sidomos prokurori të mos arsyetohet me këtë se viktima ka ndërruar deklaratën por të punojnë maksimalisht që të gjejnë prova që kryesi të merr dënimin meritor.

· Rritja e bashkëpunimit mes mbrojtësve të viktimave dhe prokurorëve Edhe pse ka bashkëpunim, deri me tani kjo më tutje duhet të forcohet bashkëpunimi i prokurorit dhe mbrojtësit e viktimave pasi kjo jo vetëm që do të lehtësonte procesin por nga ky bashkëpunim do të përfitonin të gjithë: viktimat, prokurori, mbrojtësi i viktimave, gjykata etj.

· Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës - meritojnë trajtimin e duhur gjë që deri tani se kanë pas nga institucionet shtetërore , rekomandohet që tani pasi ka filluar procesi të ketë përkushtim maksimal nga të gjithë akterët dhe që kësaj kategorie t’ia bëjë më të lehtë qasjen në sistemin e drejtësisë.

· Rimëkëmbje të plotë për viktimat- Përkundër sfidave të mëdha me të cilat ballafaqohet sistemi ynë i drejtësisë Kosova prapëseprapë është në rrugën e drejtë për t’i ofruar mbështetjen që e meritojnë viktimat.