Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e sotshme ka zgjedhur për kryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë gjyqtarin Nikolla Kabashiq, u bë e ditur përmes një njoftimi nga KGJK-ja.
Në këtë mbledhje, që u kryesua nga Nehat Idrizi, anëtarët e KGjK-së, në pajtim me Ligjin mbi KGJK dhe Rregulloren për procedurën e zgjedhjes, emërimit, vlerësimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës, pas zhvillimit të procesit të votimit kanë përzgjedhur dhe emëruar kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Në garë për kryetarë ishin dy kandidatë: gjyqtarët Nikolla Kabashiq dhe Tomisllav Petroviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe shumicë votash, Këshilli zgjodhi gjyqtarin Nikolla Kabashiq për kryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.