Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të jetë partner i biznesit për fuqizimin e ekonomisë, por ka ende punë për të eliminuar të gjitha pengesat biznesore.
Ai këto komente i bëri në tryezën “Prodhimet vendore në supermarkete-rregullimi i tregtisë së brendshme” organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLimaj tha se për të është shqetësuese fakti që marketet kosovare janë të mbushura me 90 për qind të produkteve të importuara, ndërsa mbulojnë vetëm 10 për qind të prodhimeve vendore.
Kjo gjendje sipas tij duhet ndryshuar dhe kjo praktikë 90 me 10 do të hiqet, në mënyrë ligjore nga MTI që t’i jepet mundësi vendit dhe të rinjve.
Ai ka apeluar se që të trajtohen në mënyrë të barabartë prodhuesit. Duke mbrojtur vendimin për masat që janë marrë ndaj industrisë së miellit, Limaj tha se do të ndërmerren masa edhe ndaj produkteve të tjera të importuara, raporton KP.
Prioritet sipas tij, është prodhimi vendor dhe ky treg i egër siç tha ai, të rregullohet në mënyrë ligjore.