Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjatet konkursi për çmimin për fotografinë dhe shkrimin më të mirë për promovim të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli ka njoftuar se konkursi për çmimin për fotografinë dhe shkrimin më të mirë për promovimin e Kosovës i paraparë që të mbyllej sot është shtyrë për fund të javës.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në përpjekën tonë, për të promovuar imazhin e Kosovës, më 18 tetor të këtij muaji hapëm konkursin për përzgjedhjen e fotografive dhe shkrimeve më të mira për promovimin e Kosovës për vitin 2017.

I kemi bërë thirrje publike të gjithë fotografëve dhe gazetarëve profesionistë, ekspertëve të këtyre fushave si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të marrin pjesë në këtë garë mbarëkombëtare, që ka për qëllim promovimin e imazhit të Kosovës.

Konkursi ka qenë i paraparë, që të mbyllet sot, por, duke e marrë parasysh kohën relativisht të shkurtër dhe me qëllimin që t’i japim edhe një shans të gjithë atyre, që nuk kanë aplikuar ende, kemi vendosur, që ta shtyjmë deri këtë fundjavë.

I falënderoj dhe i shprehë mirënjohje të thellë të gjithë atyre, që dërguan qindra fotografi dhe dhjetëra shkrime për promovimin e vendit tonë dhe shfrytëzojë rastin, që t’i inkurajojë të gjithë ata, që nuk kanë aplikuar ende të aplikojnë sa më shumë. Pak nga Ju është shumë për Kosovën.

Ju lutem, gjeni detajet e konkursit, përfshirë të gjitha kategoritë e konkurrimit në linkun e mëposhtëm dhe shpërndajeni sa më shumë: http://www.mfa-ks.net/?page=1,217,4517