Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Plani është që në pranverë ta rrëzojmë qeverinë Haradinaj”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se opozita duhet të organizohet mirë dhe në pranverë të rrëzojë qeverinë Haradinaj.

Në Interaktiv të KTV-së, ajo e ka vlerësuar qeverinë Haradinaj si qeveri të dobët, për shkak të numrave të pakët në Kuvend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Deri në pranverë duhet të organizohemi që t’i qojmë te shtëpia. Nuk kanë mundësi asnjë vendim të madh ta votojnë në Kuvend sepse s’kanë numra. E pamë leximin e parë të buxhetit se si dështoi seanca sepse ju mungoi një deputet. Imagjinoni kur ju duhen 80 vota. Përkundër kësaj, ata po llogarisin në votën e opozitës që nganjëherë mund ta kenë, por nuk po sillen të përgjegjshëm ndaj opozitës. Këto janë planet, do të shohim deri në pranverë cilat janë punët e kësaj qeverie. Besoj që ka vullnet dhe potencial që të shkojmë sërish në zgjedhje”, ka thënë ajo.