Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ORCA: Në konkursin për avancime 74 profesorë nuk i plotësuan kriteret

Nga 131 kandidatë që kanë aplikuar në konkursin e fundit të Universitetit të Prishtinës për avancim në titujt, profesor asistent, profesor i asocuar dhe profesor i rregullt, 74 nuk i përmbushin kriteret minimale të kërkuara nga Statuti i Universitetit të Prishtinës.

Këtë konstatim e ka dhënë Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), në “analizën e procesit të zgjedhjes së stafit akademik nga konkursi 3/671 2016-2017 në Universitetin e Prishtinës të publikuar të hënën”, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga këta 131 kandidatë 49 kanë aplikuar për titullin profesor asistent, 37 për titullin profesor të asocuar dhe 45 për titullin profesor i rregullt.

“57 janë vlerësuar pozitivisht duke arritur përmbushjen e kriterit minimal prej një, tre ose pesë punimesh, respektivisht për secilin titull akademik. Për secilin nga 74 kandidatët ORCA i ka dërguar raport të detajuar rreth gjendjes së publikimeve shkencore të tyre Senatit të UP-së. Nga 74 kandidatë të cilësuar si të papërshtatshëm për zgjedhje në titullin përkatës nga ORCA dhe të raportuar në Senat, 70 prej tyre nuk janë zgjedhur”, thekson ORCA. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.