Deputetja e LVV-së dhe kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që kryeprokurori Aleksandër Lumezi të pezullojë funksionin e tij deri në përfundim të hetimeve për falsifikim të provimit të Jurisprudencës.
“Pa dashur të paragjykoj të vërtetën, më e pakta që do të duhej të bënte kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi është pezullimi i funksionit të tij sepse kjo mund të paraqes ndërhyrje në procesin hetimor”, ka shkruar ajo në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaxhiu ka thënë se “tashmë është kthyer në rregull që persona me probleme e parregullsi përzgjidhen deri te pozitat më të larta me qëllimin e vetëm që të jenë për çdo rast të shantazhueshëm”.
Ajo në Facebook ka shkruar se të dhënat, si ato që u publikuan për Lumezin dalin vetëm kur dikujt i cenohet zona e pushtetit.
“Çuditërisht këto të dhëna asnjëherë nuk detektohen nga organet përgjegjëse kur i përzgjedhin si në rastin e kryeprokurorit. Ato dalin vetëm kur dikujt iu shkel në kallo apo i cenohet zona e pushtetit. Kështu ne po përfundojmë me një ish kryetar të kushtetueses dhe përfaqësues në komisionin e Venecias që ka keqpërdorur tender përkthimi dhe një kryeprokuror që po dyshohet se ka shkelje të dokumenteve të shkollimit. Kjo nuk është rastësi, por organizim i shantazhit”, ka shkruar ajo.