Rezultatet nga të dy raundet e zgjedhjeve lokale në Maqedoni paralajmërojnë ndryshime edhe në përbërjen qeveritare dhe parlamentare.
Është e pasigurt gjithashtu se cilët do të jenë hapat e ardhshëm dhe se si do të ndikojnë ndaj Qeverisë dhe Parlamentit paralajmërimet e mbrëmshme për mosnjohje të zgjedhjeve lokale nga ana e Aleancës për Shqiptarët, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, dhe nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, transmeton Tetova1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdryshime në përbërjen qeveritare tani për tani priten në pozitën udhëheqëse në Ministrinë e Shëndetësisë për shkak se Arben Taravari, i cili vjen nga Aleanca për Shqiptarët, u bë kryetar i komunës së Gostivarit. Njeri i ri në Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev duhet të vijë edhe në vendin e ministrit pa resor i angazhuar për investime të huaja pasi mbrëmë, Ramiz Merko nga BDI-ja e fitoi Ziadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët në Strugë. Kryetar i Çairit u bë Visar Ganiu nga BDI-ja i cili ishte zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.