Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen paraditen e të hënës, ndërkohë që kryeministri Edi Rama në një takim me kreun e shtetit Ilir Meta, ka propozuar emrin e zëvendësit të tij, Helidon Bendon.
Visho Ajazi Lika ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes para kreut të shtetit Ilir Meta. Ai mbante këtë detyrë, prej pesë vitesh, që në gusht të 2012, duke zëvendësuar në këtë post Bahri Shaqirin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjoftimi zyrtar i kryeministrisë:Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emërim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.
Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falënderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij.