Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka qenë i pranishëm në përurimin e ndërtesës së Vettingut, komisioni i të cilit pritet të nisë nga puna së shpejti.
Gjatë vizitës së tij në institucionin që do të verifikojë pastërtinë dhe figurën e prokurorëve, gjyqtarëve dhe jo vetëm, Lu ka se “Anë e mbanë botës kemi kaq shumë lajme të keqija dhe sot është një ditë për shpresë në Shqipëri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë krah të ambasadores së BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin, diplomati amerikan ka theksuar: “Tani nis zyrtarisht procesi i Vettingut”.
“Jemi të lumtur që sot është inauguruar kjo ndërtestë. Është një ditë e rëndësishme për të gjithë në Shqipëri dhe jemi shumë të lumtur dhe po shohim edhe një staf të dedikuar në institucionet e vettingut”, – tha Romana Vlahutin.
Ndërkohë përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs tha se procesi i vettingut është një proces i gjatë dhe sfida.
Edhe kryeministri Rama ka përshëndetur përurimin e ndërtesës së Vettingut në Tiranë. Me anë të një statusi në “Facebook”, Rama shkruan: “Urime, kurajë e suksese komisionerëve të Vettingut. Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjyqtarë e prokurorë të korruptuar”.