Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie numri i bizneseve të reja në Kosovë

Numri i bizneseve të reja në Kosovë ka shënuar rënie për dy tremujorët e parë të vitit 2017, me 610 ndërmarrje të reja më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raportit të Bankës Qendrore për TM2 del se numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 5,087 apo 610 ndërmarrje më pak se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2016, ndërsa vërehet edhe rënie e bizneseve që janë mbyllur, 890 ndërmarrje të tilla apo 494 ndërmarrje më pak sesa për TM1 dhe TM2 të vitit të kaluar, shkruan ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga 5,087 ndërmarrjeve e reja të regjistruara, numri më i madh i tyre vazhdon të jetë i koncentruar në sektorin e tregtisë me 1,422 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i hotelerisë me 539 ndërmarrje dhe ai i prodhimit me 499 ndërmarrje të reja.

Ndërkaq, sektorët që shënuan numër më të madh të ndërmarrjeve të regjistruara ishin sektori i aktiviteteve profesionale me 24 ndërmarrje më shumë dhe sektori i ndërtimtarisë me 15 ndërmarrje më shumë.

Krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2016, në shumicën e sektorëve është shënuar numër më i vogël i ndërmarrjeve të regjistruara, përderisa sektori i prodhimit ka shënuar rënien më të madhe të ndërmarrjeve të reja të regjistruara, me 178 ndërmarrje më pak. E menjëherë pas sektorit të prodhimtarisë, me vetëm një ndërmarrje më pak, pason sektori i tregtisë i karakterizuar me 177 ndërmarrje më pak të regjistruara.