Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria e vendosur për të ndjekur penalisht prindërit që braktisin fëmijët e mitur në Perëndim

Autoritetet përgjegjëse në Shqipëri janë të vendosura për të dërguar para përgjegjësisë penale të gjithë ata shtetas, prindër e kujdestarë që braktisin fëmijët e mitur, me qëllim fitimin e azilit në vendet perëndimore, shkruan sot Koha Ditore.

Policia Kufitare në Rinas ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj një 21-vjeçareje shqiptare, banuese në Siena të Italisë, e cila dyshohet se ka braktisur në Itali vëllanë e mitur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo akuzohet për braktisje të fëmijëve të mitur, vepër penale për të cilën rrezikon gjobë ose burgim deri në 3 vjet. Policia e Shtetit tha të shtunën se kanë referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen K.Z., 21 vjeç, banuese në Siena të Italisë, pasi dyshohet se ka pasur nën kujdestari vëllanë 14-vjeçar me iniciale F.H., i cili më pas është larguar nga banesa dhe është regjistruar nga autoritet italiane si i braktisur. 21-vjeçarja V.H. ishte kthyer e vetme në Aeroportin e Rinasit, ku është shoqëruar më pas për të dhënë shpjegime në polici, pasi vëllai që kishte nën kujdestari nuk ishte me të...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.