Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Brukseli e Foresti të interesuara për bashkëpunim me komunat e brezit kufitar Kosovë – Shqipëri

Në Bruksel, në një seancë të posaçme të Parlamentit të këtij qyteti, u diskutua mundësia e bashkëpunimit me qytetet ndërkufitare Kosovë-Shqipëri. Aty u tha se ky bashkëpunim është i mirëseardhur, raporton televizioni publik.

Gatishmërinë për bashkëpunim në fushat e interesit të përbashkët në mes të komunave të rajonit të Brukselit dhe Komunës Forest me zonën ndërkufitare Shqipëri- Kosovë, konkretisht me komunat Tropojë, Kukës, Gjakovë dhe Prizren ishte temë e seancës së posaçme të Parlamentit të Brukselit në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të Brukselit dhe komunës Forest.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo