Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Facebook ua heq nuseve gajlen e fustaneve

Dyqanet me fustane për vajzat që martohen janë “zhvendosur” në rrjetet sociale. Çdokush tani mund të bëjë tregti përmes rrjeteve sociale për çdo gjë që dëshiron.

Kësisoj tregu i vellove të nuseve, dimive e dallamave për nusëri është përkthyer në dhjetëra profile në Facebook që gratë i përdorin për t’i lëshuar me qira apo edhe për t’i shitur “teshat e nusërisë”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhjetëra faqe me mijëra ndjekëse çdo ditë e me shumë po shndërrohen në opsionin e parë të një vajze a nuseje të re. Nga shitëset kjo shihet si një metodë e mirë për t’ua “nxjerrë hakun teshave” e për nuset e reja si formë efikase për të kursyer para për diçka që nuk do ta përdornin shpesh.

Më së shpeshti ofertohet velloja. Por shiten dhe lëshohen me qira edhe dimitë, dallama e mejdani. Ka të tilla gra që në këto faqe shesin edhe arin.

Një formë e tillë e “tregtisë në rrjete sociale” është duke u përhapur me të madhe. Nëse shikohet trendi i postimeve për dy vjet vërehen shumëfish më shumë postime e kërkesa këtë vit se vitin e kaluar. Kjo, falë edhe numrit të madh të përdoruesve të rrjeteve sociale në Kosovë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.