Maqedonia zhvillon sot raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Votimi fillon në orën lokale 07:00 dhe zgjat deri në orën 19:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të zhvillohet në 35 komuna, me 1517 qendra votimi, ku të drejtë vote kanë 833710 qytetarë.
Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor kur u zgjodhën kryetari i bashkisë i qytetit të Shkupit, kryetarët në 45 komuna dhe këshillat në qytetin e Shkupit dhe në të gjitha komunat.
Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni, ndërkohë që të parat u zhvilluan në vitin 1990.