Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për 97 kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses provimin e Jurisprudencës, njofton kumtesa nga Ministria e Drejtësisë, transmeton Koha.net.
Në ceremoni mori pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoxha ka përshëndetur punën e kandidatëve duke potencuar peshën e rëndësisë së vendimeve të tyre të cilat do të jenë zëri i drejtësisë në vendin tonë, do të jenë shtylla e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, do të jenë e ardhmja e këtij vendi.
