Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Nëse Kosova e do Amerikën, Serbia i do Rusinë e Kinën”

Pa pëlqimin e Beogradit, Amerika nuk mund të ulet në tryezë si pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në dialogun për Kosovën përkundër përpjekjeve gjithnjë e më të mëdha të Prishtinës që Washingtonin ta tërheqë si ndërmjetësin kryesor, shkruan sot “novosti” i Beogardit.

Nëse politikanë kosovarë megjithatë e kushtëzojnë vazhdimin e dialogut në Bruksel me praninë amerikane, atëherë pala serbe, sipas këtij mediumi, do të mund ta të kërkonte që karriget të “rezervohen” edhe për përfaqësuesit e Rusisë e të Kinës ose, madje, që dialogu të kthehet në përkujdesje të Kombeve të Bashkuara, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pyetjen nëse në dialog do të përfshihen edhe përfaqësuesit SHBA-së, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE–së Federica Mogherini për këtë medium serb është përgjigjur:

“BE bashkëpunon shumë ngushtë me SHBA-në rreth Ballkanit Perëndimor. Puna në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës po vazhdon. Të dy palët shumë herë kanë konfirmuar përkushtimin e vet të fuqishëm për vazhdimin e bisedave dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve” .

Sipas fjalëve të saj, data për takimin e ardhshëm në nivel të lartë ende nuk është caktuar, ndërsa formatin dhe temat i caktojnë të dy palët.