Kongresi ndërkombëtar i Juridikut dhe Ekonomikut me temë “Integrimi euro-atlantik i Republikës së Kosovës”, ka përfunduar punimet me vlerësimin se studentët me punimet e tyre shkencore kanë përçuar mesazhin e vlerave euro-atlantike.
Ky kongres është organizuar për herë të dytë nga organizata “Qasje”, në kuadër të Universitetit Publik të Prishtinës, ku morën pjesë studentë nga Kosova dhe rajoni, të cilët në fund kanë pranuar mirënjohje për punët e tyre hulumtuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdonis Sinidolli, drejtor Ekzekutiv i organizatës “Qasje”, tha për KosovaPress se ky është kongresi i dytë ndërkombëtar, është duke u mbajtur në datat e njëjta si vitin e kaluar, ky kongres ka me qenë tradicional, do të mbahet një herë në vit, po pretendojmë ta mbajmë edhe viteve të tjera.
i kongresit është të krijojmë një ambient të përshtatshëm akademik për diskutimin e punimeve shkencore, ku studentët mund t’i dorëzojnë punimet e tyre dhe të krijojmë një frymë të shëndosh akademike. Në kongresin e parë kemi pasur më shumë pjesëmarrës nga vendet tjera të rajonit, këtë vit kemi pjesëmarrës vetëm nga Shqipëria dhe Maqedonia për shkak edhe të temës që e kemi këtë vit “Integrimi Euro-Atlantik i Republikës së Kosovës” besoj që i ka kufizuar studentët tjerë të rajonit që të dorëzojnë punimet e tyre shkencore. Po besoj që viteve tjera do të kemi tema më internacionale dhe do t’i ftojmë të gjithë studentët nga rajoni”, tha ai.
Elza Maxhera, studente e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, tha se nëpërmjet këtij kongresi studentët kanë pas mundësinë të përçojnë mesazhin e vlerave euro-atlantike.
kanë pasur mundësi që të paraqesin punimet e tyre shkencore, ku kanë përçuar pra mesazhin e vlerave euro-atlantike. Po ashtu, një rëndësi mjaft e veçantë ka qenë se nuk marrë pjesë vetëm studentët e UP, por ka pasur edhe studentë të vendeve rajonale si p.sh Shqipëria, Maqedonia e vendet e tjera ku kemi diskutuar mjaft shumë dhe jemi munduar që të bëjmë dallimin edhe ndërmjet vendeve rajonale”, tha ajo.
Valmira Guzi, pedagoge në Universitetin e Elbasanit, u shpreh për KosovaPress se ky kongres i ka lënë përshtypje jashtëzakonisht pozitive dhe se uron që kongrese të tilla të mbahen edhe në universitetet e Shqipërisë.
“Jam me përshtypje jashtëzakonisht pozitive, shikoj të rinj në UP që kanë kaq shumë energji dhe kaq shumë informacion. I uroj organizatorët që kjo iniciativë të mos ndalet dhe të vazhdoj edhe në vitet në vijim dhe pse jo, kjo traditë kaq të bukur ta sjellin edhe në universitetet shqiptare. Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është që këta studentë mësohen me “public speaking”, dalin përballë një auditori dhe shpalosin njohuritë e tyre dhe pa diskutim para këtij hapi ata kanë ndërmarr, kanë studiuar, kanë hulumtuar, çka është shumë pozitive”, u shpreh ajo.
Përndryshe, të drejtë pjesëmarrje kanë pas të gjithë studentët e nivelit bachelor, master, juristët dhe ekonomistët e diplomuar te të gjitha institucioneve të arsimit të lartë nga vendi dhe rajoni.