Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj ngushëllon familjarët e punëtorit që vdiq në autostradën “Arbën Xhaferi”

Pas ngjarjes tragjike afër punishtes së autostradës “Arbër Xhaferi”, ku humbi jetën një punëtorë i kompanisë Bechtel & Enka, janë takuar Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe drejtor i kompanisë Bechtel&Enka, Riyadh Alkhazjari.

LEXO EDHE: Vdes një punëtor i “Bechtel-Enkas” në autostradën “Arbën Xhaferi” ----- Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë këtij takimi u diskutua situata në këtë kohë të pas fatkeqësisë dhe tani për tani nuk mund të thuhet asgjë konkrete për rastin, sepse me të po merren organet kompetente dhe para se ata të dalin me rezultatet e tyre nuk dëshirojmë të lëshohemi në deklarata”, ka thënë Lekaj.

“Ne, në këto momente, ndjejmë keqardhjen tonë dhe i shprehim ngushëllime familjes për humbjen e një anëtari të tyre, një njeriu i cili ka punuar pa ndalshëm me dhjetëra e qindra orë për ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës, sa i përket infrastrukturës. Ne do të jemi afër familjes në çdo kohë për çdo gjë që mund të kenë nevojë ata”, ka përfunduar Lekaj.