Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prizren arrestohet një shtetas turk, vullnetar i Lëvizjes Gulen

Në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, dje në orën 17:30 në Prizren është arrestuar një shtetas i Turqisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq sot në adresë të portalit Koha.net, ka ardhur një e-mail përmes së cilit bëhet e ditur se bëhet fjalë për Ugur Toksoy.

Në adresë të portalit Koha.net, një lexues nga Prizreni ka treguar se fjala është për Ugur Toksoy, një shtetas turk, i cili është një nga përfaqësuesit e vullnetareve të Lëvizjes Gulen në Kosovë. Sipas tij, Toksoy ka punuar si edukator në Fondacionin Atmosfera, fondacion i cili ushtron aktivitet arsimor ne Kosove prej 2004. Ai është ndaluar me akuzën e pjesëmarrjes në tentativën e grushtit të shtetit që ndodhi në korrikun të vitit të kaluar në Turqi.

Sipas informatave të dhëna nga autoritetet gjyqësore në Kosovë, Toksoy do të merret në pyetje sot (28.10.2017) në orën 11:00. Toksoy i posedon të gjitha dokumentet e rregullta dhe leje qëndrimi në Kosovë.