Njëmbëdhjetë vjet e gjashtë muaj janë bërë qëkur A.B. ka dorëzuar padi në Gjykatën Komunale të Prishtinës rreth ndarjes së një shume parash me ish-bashkëshorten B.B, shkruan sot Koha Ditore.
Prej vitit 2006 e deri më 2014 rasti është rigjykuar dy herë. Tani, këtë vit, ka filluar gjykimi për të tretën herë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHerën e parë, sipas dosjes që e posedon “Koha Ditore”, gjykata e shkallës së parë i ka dhënë të drejtë gruas, kurse herën e dytë burrit. Të dyja herët Gjykata e Apelit i ka kthyer në rigjykim për shkak të mungesës së provave dhe mosvërtetimit të gjendjes faktike.
Zvarritja e këtij rasti për vite të tëra jo vetëm u ka shkaktuar dëm financiar, por ka ndikuar negativisht edhe në raportet familjare, duke pasur parasysh se ish-bashkëshortët kanë dy fëmijë nga martesa e tyre...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.