Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, të premten ka refuzuar të nënshkruajë kontratën për blerjen e produktit Imatinb Mesylat, e që në treg njihet me emrin Glivek. Kjo për shkak se kompania fituese e ka ofertuar këtë produkt 300 për qind më shumë sesa vlera e këtij bari në barnatore, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, vendimi për mosnënshkrim të kontratës nëse shikohet Ligji i Prokurimit Publik është bërë pas periudhës kur Autoriteti Kontraktues, që në këtë rast është Ministria e Shëndetësisë, mund të anulojë një proces tenderues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProdukti që Ismaili po refuzon ta nënshkruajë, nga MSH-ja ishte planifikuar të blihej me çmim prej rreth 24 eurosh, ndonëse në tregun privat ky bar kushton rreth 7 euro. Ky produkt vitin e kaluar është blerë rreth 32 euro, ndërkohë që gazeta ka raportuar se para se të nënshkruhej kontrata me këtë vlerë e njëjta kompani e kishte ofertuar të njëjtin produkt me afro 5 euro.
Ismaili ka thënë se nuk do të lejojë që këto produkte të blihen me çmime të tilla...
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.