Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka kujtuar Ukë Bytyçin, ish kryetar i Suharekës.
Ka thënë se Bytyçi ishte lider i përmasave kombëtare dhe se u vra pabesisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPostimi i Mustafës në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Para 15 vjetësh, pas fitores plebishitare në zgjedhjet lokale, u vra pabesisht burri i madh i Suharekës, lideri i përmasave kombëtare, Ukë Bytyçi.
Uka jetoi me nderë dhe luftoi e fitoi me dinjitet të gjitha betejat kombëtare e politike.
LDK-ja dhe qytetarët e vendit do ta përkujtojnë dhe nderojnë përherë simbolin e Suharekës, themeluesin e LDK-së dhe luftëtarin e lirisë, Ukë Bytyçi.
Lavdi jetës dhe veprës së Ukë Bytyçit!