Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Jemi populli më pro NATO, do ta bëjmë ushtrinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Dalibor Jevtiq, kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë në zhvillimet në sektorin e sigurisë.

“Zgjedhjet e suksesshme komunale, të standardeve më të larta, si dhe përmbyllja e shtrirjes së sistemit juridik të Kosovës në tërë territorin e Kosovës janë të arriturat e fundit”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndërsa zhvillimi ekonomik, forcimi i sundimit të ligjit, dialogu dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore janë angazhim i yni i përhershëm”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Duke folur për procesin e transformimit të FSK-së, Presidenti Thaçi u shpreh se ky proces do të jetë transparent, i koordinuar me partnerët e Kosovës dhe shtoi se Kosova do të implementojë të gjitha kriteret e kërkuara për transformim të suksesshëm të FSK-së.

“Do të jetë forcë e standardeve të NATO-s, multi-etnike, në shërbim të të gjitha komuniteteve”, u shpreh Presidenti Thaçi.

“Jemi populli më pro-NATO dhe pro-BE në rajon e më gjerë”, u shpreh Presidenti Thaçi, dhe shtoi se “politikat tona janë konform këtij orientimi”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se “orientimi i qytetarëve të Kosovës është i qartë, drejt vlerave euro-atlantike, dhe ky është udhërrëfyes për përpilimin e politikave qeverisëse”.

Duke folur për transformimin e FSK-së dhe afrimin me NATO-n, Kryeministri Haradinaj u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të përmbyllë infrastrukturën e sigurisë dhe të paqes në Kosovë dhe në rajon.

Kryeministri Haradinaj shtoi se reformat gjithëpërfshirëse, forcimi i sundimit të ligjit, garantimi i sigurisë së qytetarëve janë prioritet i përhershëm i qeverisë.

Zëvendëskryeministri Jevtiq u shpreh i kënaqur që “vota në zgjedhjet e fundit ishte votë për politikat e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës”.

Presidenti Thaçi në fund të takimit u shpreh i kënaqur me përkrahjen e shprehur dhe inkurajimin e marrë nga partnerët e Kosovës.

“Po punojmë që Kosova të jetë storie e suksesit për të gjithë”, përfundoi Presidenti Thaçi.