Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në fushën e mihjes sipërfaqësore në Obiliq u ngritën objekte pa leje

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë përmes një komunikate ka sqaruar kompetencat dhe përgjegjësitë lidhur me ndërtimet në Fushën e Mihjes së Re në Komunën e Obiliqit dhe pse disa nga objektet e ndërtuara aty konsiderohen të kundërligjshme.

Në vazhdim teksti i plotë i komunikatës së MMPH.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Plani Hapësinor për Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik “Fusha e Mihjes së Re” në Komunën e Obiliqit dhe Ligji për Ndërtimin 04-L/110 kanë përcaktuar kompetencat dhe përgjegjësitë lidhur me ndërtimet në këtë zonë, për të gjitha institucionet relevante, si komuna e Obiliqit, MZHE (KEK-u) dhe MMPH. Kjo nënkupton se ky vendim i Qeverisë për këtë zonë vlen edhe për banorët e kësaj komune.

Në pamundësi që Komuna të kryej obligimet e veta, në takimin e përbashkët mes të MMPH-së, MZHE-së (KEK-ut) dhe Komunës së Obiliqit është arritur dakordimi që të veprohet bashkërisht në parandalimin e të gjitha ndërtimeve të reja në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik “Fusha e Mihjes së Re”, kur kjo paraqitet si nevojë nga ana e autoriteteve lokale dhe KEK-ut. Në këtë drejtim edhe është ndërmarrë hapi i përbashkët mes komunës, MMPH-së dhe policisë së Kosovës, në ndalimin e ndërtimeve te reja, të cilat pas inspektimit kanë rezultuar si ilegale dhe të papajisura me leje. Kjo nuk nënkupton se qytetarët janë të privuar nga ushtrimi i të drejtave të tyre si për shpronsimet, ndërtimet që kanë nevojë, por për të gjitha duhet ndjekur rruga institucionale dhe ligjore.

Të gjithë shkelësit e ligjit, qoftë në të kaluarën, të sotmen apo edhe të ardhmen do të përballen me sanksionet ligjore, thuhet në komunikatën e kësaj Ministrie.