Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Komisioni i Financave ka rikthyer 11 milionë euro në buxhetin e shëndetësisë për sivjet, të cilat ishin hequr nga Fondi i Sigurimeve.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku, kryetar i Komisionit Parlamentar për Financa, ka thënë se parat e rikthyera do të shërbejnë për barna falas ndaj pacientëve dhe për shërim jashtë vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur don e insiston edhe ja del. Në Komisionin të cilin e udhëheq, sapo i rikthyem 11 milonët e hequra nga Fondi i Sigurimeve në buxhetin e shëndetësisë për këtë vit”, ka shkruar Abdixhiku.
“Këto para të rikthyera do të shërbejnë për barna falas ndaj pacientëve dhe shërim jashtë vendit - e rëndësishme për shumë jetë. Falenderoj anëtarët e Komisionit e Ministrinë e Financave për mirëkuptim. Pra qenka e mundshme”, ka shkruar ai.