Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilli Atlantik i Veriut viziton KFOR-in

Këshilli Atlantik i Veriut në format të KFOR-it, sot do ta vizitojë KFOR-in.

Gjatë vizitës, delegacioni i udhëhequr nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoller, do të takojë komandantin e KFOR-it, gjeneral major Giovani Fungo dhe autoritetet e nivelit të lartë në Kosovë, duke përfshirë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këshilli Atlantik i Veriut është organi kryesor vendim-marrës politik brenda NATO-s, i përbërë nga 29 përfaqësues të përhershëm të NATO-s nën kryesinë e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens STOLTENBERG.

Vizita parasheh praninë e Këshillit Atlantik të të Veriut dhe përfaqësuesve të përhershëm të vendeve jo kontribuese të NATO-s, KFOR-it. Ai bashkon përfaqësuesit e nivelit të lartë të secilit shtet anëtar për të diskutuar çështjet politike ose operacionale të cilat kërkojnë vendime kolektive.