Tre kandidatë për doktorantë të Departamentit të Historisë në Fakultetin Filozofik, të cilët “dyshohet” se qëndrojnë mbrapa presionit mbi Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, kanë thënë se Senati nuk po ua pranon punimet e doktoratës, ndonëse i kanë plotësuar kriteret, shkruan sot Koha Ditore.
Ata kanë mohuar “akuzat” se për zgjidhjen e problemeve të tyre kanë aktivizuar Policinë, Inspektoratin e Arsimit, Inspektoratin e Punës dhe Agjencinë Kundër korrupsionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMustafë Haziri, Muharrem Qafleshi dhe Dëfrim Gashi, ky i fundit kryeinspektor i Arsimit, thonë se Senati ka vepruar ndryshe me disa kandidatë të tjerë, ndërsa me këta ka përdorur standarde të tjera duke mos ua pranuar punimet e botuara në revista ndërkombëtare.
Mustafë Haziri, të cilit i është refuzuar punimi i doktoratës, ka deklaruar për gazetën se ai ka 5 punime në revista ndërkombëtare, por që Senati nuk po i konsideron si revista kredibile... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.