Në pesë komuna, Partia Liberale Egjiptiane garoi për asamble komunale por vetëm në Fushë Kosovë ky komunitetet do të ketë një përfaqësues në Kuvendin Komunal.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, i cili është edhe kryetar i kësaj partie, ka ngritur shqetësim se rezultati i këtij subjekti në zgjedhjet e fundit lokale është dëshmi se ka pasur blerje të votës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartia Liberale Egjiptiane për asamble komunale ka garuar edhe në Pejë, Klinë, Istog dhe në Fushë Kosovë, ku votat e duhura i ka siguruar vetëm një kandidat.
Ndërkohë, në PZAP, për blerje të votës ka ushtruar ankesë Partia e Ashkalive në Ferizaj kundër PDAK-së. Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, ka konfirmuar gjithashtu se PDAK-ja ka bërë ankesë për rivalitet gjatë fushatës zgjedhore kundër PLE-së.